Deti kthen mbetjet urbane në plazhin e Lungomares, bashkia i pastron pas pak orësh

Reshjet e shiut përveç se kanë bllokuar shumë rrugë ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, edhe kanë shkaktuar shumë ndotje.

Puna për hapjen e kanalizimeve vijoi gjithë natës, ndërsa mëngjesin e kësaj të hëne, deti ka nxjerrë në breg një sasi të madhe mbetjesh urbane.

Ato shkaktohen në det nga përrenjtë, e kanalizimet ku gjatë gjithë kohës janë hedhur mbetje.

Punonjësit e bashkisë së Vlorës, vijuan punën për pastrimin e bregut përgjatë Lungomares për largimin e mbeturinave.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *