Detyra e re e Enkelejd Alibeajt, urimi i Bashës: Ndryshimi ka filluar, duhet shumë më shumë punë!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Fieri i ka uruar suksese për detyrën e tij të re brenda PD-së, Enkelejd Alibeajt.

Ky i fundit mori dje edhe postin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, pas largimit të Alfred Rushajt. Lideri demokrat i uroi suksese pikërisht nga Fieri, Alibeajt, që është edhe qarku ku ai është deputet.

“E pra, që ndryshimi të jetë i vërtetë ne na duhet sërish si e vetmja shpresë e shqiptarëve të kthehemi në zërin e tyre dhe për këtë nuk mjafton Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. E me këtë rast dua t’i uroj punë të mbarë kryetarit të ri të grupit, zotit Enkelejd Alibeaj, duhet shumë më shumë.”, tha Basha.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Basha vendosi në krye të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ndërsa nënkryetar është vendosur Agron Gjekmarkaj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *