Detyrimi ndaj ish-lojtarëve/ Tiranës i ‘bllokohet’ merkato

Kampionët në fuqi të Shqipërisë në futboll, Tirana nuk mundet të afrojë lojtarë të rinj në merkaton e janarit. Shkak për këtë janë bërë pagesat e vonuara ndaj ish-futbollistëve. Bëhet fjalë në total për një detyrim prej 106 mijë eurosh ndaj Agustin Torassa-s dhe Elton Cale-s. Sulmuesit ishin pjesë e ekipit deri në verën e vitit të kaluar.

Vonesa me pagesat për disa muaj ka bërë që dyshja t’i drejtohet FIFA-s duke kërkuar të drejtat e tyre. Organizmi i futbollit i ka dhënë të drejtë lojtarëve, teksa Tirana do duhet të shlyejë 106 mijë euro që të afrojë lojtarë të rinj në afatin kalimtar të janarit. Braziliani Cale do duhet të përfitojë 67.500 euro nga Tirana, teksa argjentinasi Torassa 38.500 euro.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *