Konspiracionisti Alfred Cako, mbrëmjen e djeshme ka shpërthyer keq ndaj doktorit të infeksionit Pëllumb Pipero, i cili është pro vaksinimit dhe e ka quajtur atë si shërbëtor të padronit Edi Rama.
Cako: Jam kundër vaksinës me detyrim, jma kundër diktaturës globale dhe diktaturës që kërkon të ndërhyjë në trupat e njeriut.
Fevziu: Diktaturën e Piperos thua ti? Por nuk duket fare si diktator.
Cako: Doktori është një shërbëtor i vockël, nuk ia vlen të merrem fare, sepse punon me e-maile, padroni i tij është Edi Rama
Fevziu: A qenka i nxehur sot. Relaksou Cako. Pak më i qetë.
Megjithëse Cako është një nga personat që ka mohuar ekzistencën e virusit, madje për vaksinën është shprehur se është një formë eutanazie për të ulur numrin e popullsisë në botë, ai është infektuar me Covid në shkurt të këtij viti.
/Priza.al/