Një qytetar në Devoll është proceduar penalisht, pasi është kapur me bagëti kontrabandë.
Mësohet se në stallën e këtij qytetari uniformat blu kanë sekuestruar 45 bagëti të imëta, ku dyshohet se janë sjellë ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.