Dha dorëheqjen si drejtor i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Perlat Kapisyzi nuk harron vështirësitë që kaloi me kolegët: Luftuat duke dhënë dashuri

Ditën e djeshme u bë me dije se drejtori i spitalit Shefqet Ndroqi Perlat Kapisyzi, kishte dhënë dorëheqjen nga ky post por për të nuk është e lehtë të harrohen momentet sfiduese, emocionuese, por edhe momentet e vështira të betejës me pandeminë COVID-19.

Perlat Kapisyzi ka zgjedhur të largohet me një surprizë të veçantë, dedikuar kolegëve, ku i falenderon për punë e bërë me shumë përkushtim. Në hyrje të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Kapisyzi iu dedikoi kolegëve një mesazh përmes tullumbaceve të fryra.

“Luftuat duke dhënë dashuri, ia dolët, isha me fat që ju kisha pranë. Ju përqafoj të gjithëve”, shkruhej në mesazh.

Është bërë me dije se drejtoreshë e spitalit është komanduar mjekja Silvana Bala. Nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes së Kapisyzit, po kujtojmë se Shefqet Ndroqi ka shërbyer si spital COVID për trajtimin e pacientëve me koronavirus për më shumë se një vit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *