Dha informacione të rreme/ Trump padit ish-avokatin e tij me 500 mln dollarë

Ish-presidenti Donald Trump ka paditur ish-avokatin e tij, Michael Cohen për 500 milionë dollarë dëmshpërblim për shkeljen e dyshuar të kontratës së tij.

Padia, e paraqitur në një gjykatë federale në Florida, akuzon Cohen për përhapjen e informacionit të rremë rreth Trump dhe shkeljen e detyrimeve të tij kontraktuale ndaj ish-presidentit në deklaratat publike të Cohen, libra të botuar, seri podkaste dhe paraqitje të tjera në media.

Dikur avokat, sot është kthyer në qendër të vëmendjes kombëtare pasii Trum p u deklarua i Pafjashëm javën e kaluar për falsifikim e të dhënave të biznesit dhe një sërë akuzash të tjera.

“Trump po përdor dhe abuzon edhe një herë sistemin gjyqësor si një formë ngacmimi dhe frikësimi kundër Michael Cohen. Cohen nuk do të pengohet dhe ka besim se padia do të dështojë në bazë të fakteve dhe ligjit ”, tha në një deklaratë Lanny Davis, avokati i Cohen.

 

 

Sipas padisë, Cohen zbuloi informacione konfidenciale duke folur për marrëdhënien e tij të mëparshme avokat-klient me Trump gjatë intervistave në media në lidhje me hetimin e jurisë së madhe të Prokurorit të Qarkut Manhattan që çoi në padinë e ish-presidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *