Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Mat Hancock dha dorëhqejën pas publikimit të disa fotove të tij teksa shihej duke puthur asistenten e tij. Fotot hapën debat të gjerë në rrjet.
Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur, ata dhanë dorëheqjen nga posti i tyre dhe u divorcuan nga bashkëshortët, duke vendosur të jetonin bashk.
Kujtojmë se në një letër drejtuar kryeministrit ai tha se qeveria u detyrohet njerëzve që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi për të qenë të sinqertë kur i kemi zhgënjyer.
Boris Johnson tha se ai atij i vinte keq për dorëheqjen e ministrit. Hancock kishte qenë nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen, pasi The Sun publikoi fotografitë e tij dhe Coladangelo-s, të cilët të dy janë të martuar me tre fëmijë, duke u puthur. Gazeta tha se ato ishin dërguar nga brenda Departamentit të Shëndetësisë.
Mësohet se ka qenë vendimi i Hancock për t’u dorëhequr dhe nuk ka qenë kryeministri Johnson ai që ka kërkuar shkarkimin e tij. Coladangelo do të largohet gjithashtu nga roli i saj si drejtore jo-ekzekutive e Departamentit të Shëndetësisë.
Hancock nuk e përmendi tradhëtinë ndaj të shoqes, ndërsa në mediat britanike reagimet kundër tij kanë qenë të shumta, pasi e punësoi Coladangelo-n si asistente duke e paguar me paratë e taksapaguesve britanikë.