Banori i “Big Brother VIP” Luiz Ejlli ka kërkuar falje për deklaratat e mëparshme në lidhje me komunitetin ‘LGBT’. Mbrëmjen e sotme, pas fjalës së opinionistes Zhaklin Lekatari për mendimet e dhëna gjatë temave, Luizi u shpreh se nuk është askush që të vendos se çfarë është e drejtë e çfarë jo.
“Unë isha pjesë e panelit kur fola për komunitetin LGBT , unë nuk jam askush që ti gjykoj të them është e drejtë apo e gabuar. Dhashë një opinion timin, me fjalë të varfra. Nëse është fyer njeri kërkoj ndjesë”
Gjatë javës, banorët krijuan një panel i cili duhej të jepte mendime të ndryshme për disa tema. Për temën e komunitetit ‘LGBT’ Luizi u shpreh se nuk i duket aspak normale të shohë dy njerëz të së njëjtës gjini të puthen në rrugë dhe nuk do dijë si t’ja shpjegojë fëmijëve.