Babai zemër thyer i Caroline, në një deklaratë për media, shpreh se kur zbuloi të vërtetën e donte “t’ia hidhte kokën në erë”, pilotit i cili po pranonte vrasjen e vajzës së tij. Brit Caroline Crouch, 20 vjeç, u mbyt për vdekje nga bashkëshorti saj Charalambos “Babis” Anagnostopoulos, ndërsa vajza e tyre 11 muajshe Lydia ishte shtrirë.
Më pas, ai vrau edhe qenin Roxy dhe u tha hetuesve që Caroline ishte vrarë gjatë një grabitjeje të dhunshme. Tashmë, i ati i pensionuar të ndjerës David, 78 vjeç, ka treguar se zija për vajzën iu kthye në inat dhe revoltë pasi mori vesh se dhëndri i tij ishte marrë nga policia ndërsa ndodhej në varrin e Caroline në ceremoninë përkujtimore.
“Kur e mora vesh më vonë, i vetmi peng që kisha ishte që nuk e dija të vërtetën kur ai ishte këtu,” tha ai për The Sun. “Do t’ia kisha hedhur kokën në erë dhe do të isha i gatshëm t’i vuaja pasojat.”
David tha se ai dhe bashkëshortja e tij Susan mësuan për ngjarjen e rëndë nga fqinjët e tyre në ishullin grek Alonissos. “Nuk do ta harroj kurrë sesi u ndjeva. Ishte sikur një dorë e akullt mu fut në kraharor dhe më nxori zemrën. Ishte dita me e keqe e jetës time.” Ai tha gjithashtu se thashethemet në shtypin grek se piloti vrasës ishte gjithashtu i lidhur me kontrabandën e drogës kishin “disa themele” ku bazoheshin.
David u shpreh se Caroline kishte një “ndjenjë të fortë të së mirës dhe të gabuarës” dhe do ta kishte kërcënuar se do ta linte nëse do të zbulonte se ai ishte i përfshirë.
Ndërkohë, prindërit e Caroline kanë marrë tashmë edhe kujdestarinë e Lidias, vajzës së vogël që ka mbetur e vetme pasi nëna iu vra dhe babai ndodhet pas hekurave.
/Burimi The Sun/ përshtati në shqip Priza.al/