Dhimbja para ose pas marrëdhënieve seksuale shpesh na prish humorin, pasi orgazmat janë po aq mendore sa edhe fizike.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa nga arsyet se cilat janë arsyet që ju ndieni dhimbje:
Thatësira vaginale
Besojeni ose jo, ka shumë faktorë të mundshëm për dhimbjen e barkut pas seksit, duke nisur që nga thatësia vaginale. Shumica prej tyre, njësoj si dhimbjet e barkut apo vagina e acaruar pas seksit janë përgjithësisht të parrezikshme, por sidoqoftë, nëse kjo ndodh vazhdimisht e mira është të bëni një vizitë tek mjeku. Kjo, për të përjashtuar ndonjë komplikim të rëndë, si infeksioni, tjera, si endometrioza apo adenomyosis (inde që rriten brenda murit të mitrës). Sidoqoftë, dhimbjet e barkut pas seksit janë shumë të zakonshme, thjesht njerëzit zgjedhin të mos e thonë me zë të lartë.
Ndryshimet hormonale
Këto ndryshime mund të kontribuojnë në një dhimbje të tillë e cila mund të jetë edhe më e fortë nëse jeni para ciklit menstrual. Ndonjëherë dhimbja e vazhdueshme gjatë seksit nuk është thjesht çështje fizike, por edhe emocionale, ose një kombinim i të dyjave.
Traumat e kaluara seksuale
Këto lloj trauma mund të kontribuojë në dhimbje gjatë dhe pas seksit, i njohur si genito-pelvic dhimbje /çrregullim penetrimi. Një tjetër arsye që i jep shpjegim kësaj lloj dhimbjeje është se penisi apo dildo që po përdorni mund të jetë shumë i madh për ca pozicione të caktuara.