Dhimbje edhe jashtë Atdheut, shqiptarët e New York-ut mbajnë 1 minutë heshtje për Jonadën

Humbja e vogëlushes 7- vjeçare  ka tronditur mbarë opinionin publik rreth e qark Shqipërisë, por jo vetëm.

Një grup shqiptarësh në New York janë  bashkuar  duke treguar se i bashkohen dhimbjes së familjes që humbi vajzën e vogël.

Ata apeluan ndaj institucioneve shqiptare  të forcojnë masat e sigurisë në bregdet që ngjarje të tilla të rënda të mos përsëriten më.

“Do doja të ishim mbledhur për diçka të bukur, jo për humbjen e jetës së një fëmije 7-vjeçar nga qeveria. Jam shumë e tronditur si nënë, si gjyshe, aq më tepër që kjo ndodhi në qytetin tim të Himarës. Ne jemi shumë të indinjuar. Atje nuk k ashtet, nuk ka ligje. Ligjet ekzistojnë vetëm për popullin, jo për ata që janë në qeveri.”

“Shpresoj që ky organizim të shërbejë si një nismë për një Shqipëri më të mirë.”  u shpreh një prej personave pjesëmarrës.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *