Të gjithë e mbani mend Ergi Dinin fituesin e ‘X Factor Albania 3’. Kanë kaluar gjashtë vite që kur në nëntorin e vitit 2016, si pasojë e një aksidenti të rëndë me motorr, ndërroi jetë në moshën 22 vjeçare, ylli në ngjitje i muzikës shqiptare. Barbana Dini, motra e artistit të ndjerë duket se nuk e harron në asnjë moment të jetës së saj e sidomos sot, që këngëtari duhet të festonte ditëlindjen e 28-të.
“Sot është ditëlindja jote ëngjelli im Ergi! Sot do jepja gjithçka, edhe jeten time, të isha duke festuar per ty, por gjithçka ndjej dhe kam eshte nje dhimbje dhe mall qe me gerryen shpirtin çdo dite…edhe lumturia nuk eshte lumturi pa ty…Nga njera ane kane ndryshuar shume gjera ne jeten time, nga ana tjeter nuk ka ndryshuar asgje…mungon TI pika ime e dobet, qe me “detyroi” te behem e forte!”, shkruan këngëtarja.
Kujtojmë se, së fundmi Barbana Dini ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin me origjinë shkodrane, Elio Parubin. Përpos Ergit, bashkë me të humbi jetën edhe miku i tij Klejdi Halili, i cili po drejtonte motoçikletën.