Opozita zhvillon ditën e sotme protestën e saj të radhës para parlamentit, para nisjes së seancës së radhës plenare në orën 10:00.
Policia ka marrë masat e para për mbarëvajtjen e protestës ditën e sotme dhe shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm.
Dhjetëra efektivë policie janë vendosur në perimetrin për rreth parlamentit në orët e para të mëngjesit.
Protesta pritet të nisë para orës 10:00, kur një grup protestuesish do të nisen nga selia blu për të marshuar drejt kuvendit me në krye ish kryeministrin Sali Berisha.