Një operacion policor anti-kanabis është duke u zhvilluar në zonën e Krujës. Dhjetëra efektivë policie të Durrësit në bashkëpunim me blutë e Fushë Krujës kanë zbritur sot në terren për të ushtruar kontrolle në të gjithë zonën.
Në vijim të aksioneve të mëparshme, policia është fokusuar në gjetjen e vatrave të mbjella me kanabis në Nikël dhe Krujë.
Paraprakisht raportohet se janë së paku 50 vatra të mbjella me lënë narkotike që pritet të asgjësohen sot. Aksioni ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe pritet që të ketë edhe të arrestuar gjithashtu.
Më herët aksioni anti-kanabis është zhvilluar në Lezhë, ku u asgjësuan 4 mijë rrënjë kanabis por askush nuk u prangos. Vetëm pak ditë më parë, një tjetër megaoperacion u zhvillua në Krujë dhe Fushë-Krujë.
Aksioni i cili vijoi për dy ditë me radhë u ndoq në terren nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 19 persona u arrestuan, ndërsa janë shpallur 24 persona të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar për laboratorin e drogës dhe të parcelave me kanabis. Në qeli janë lënë vetëm 13 prej tyre.
/Priza.al/