Dhoma Kombëtare: Përmbaruesit e arrestuar nuk janë tanët, u është hequr licenca që në 2017! Ka dhe të tjerë që po bëjnë namin

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka reaguar për masat e sigurisë që ka dhënë sot Prokuroria e Tiranës, për 9 përmbarues gjyqësore dhe administrator të kompanive të mikrokredive, të përfshirë në një skandal të madh që u ka zhvatur paratë dhe pronat mijëra qytetarëve.

Pavarësisht lajmit të mirë për ndalimin e disa prej personave të përfshirë në këtë skemë të madhe të mashtrimit dhe zhvatjes me kredi, Dhoma Kombëtare thotë se personat e arrestuar nuk janë përmbarues prej vitesh.

– Ish përmbaruesve Arben Meskuti, Alban Kote, Aldo Daka, Jordisa Dervishi, Alketa Tanushi, u është hequr licensa në vitin 2017.

– Ish përmbaruesve Kejda Seferi dhe Albert Gega, u është hequr licensa në vitin 2019.

– Elda Ibro është ortak i vetëm i Micro Credit Albania shpk.

– Edmond Mato ish ortak i vetëm i Star/Fs nuk ka qënë asnjëherë përmbarues.

– Shoqëria “ShP ZiG”  shpk me Nuis L02110003A është pezulluar në 18.5.2018. Sot figuron me status “shoqëri në likuidim e sipër” (15.4.2024 – 15.4.2025).

– Shoqëria “FS” shpk  me Nuis L52006036E figuron me status çregjistruar (7.8.2023).

– Shoqëria “Flash” shpk me Nuis L61329023E figuron me status çregjistruar (27.6.2022).

– “ADCA” shpk me Nuis K92012006Q figuron me status pezulluar (24.11.2023).

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë thotë se sot janë ekzekutuar masat e sigurimit për 9 persona, ndërkohë që kallëzimi penal depozituar nga Ministria e Drejtësisë në shkurt 2020, është referuar kundër 21 shtetasve dhe 5 personave juridikë. Nuk ka asnjë kërkesë nga prokuroria për administratorët e shoqërive Micro Credit Albania, Flash, ADCA.

“7 të akuzuarit (ish përmbarues), për të cilët është kërkuar masë sigurimi personal nga prokuroria, nuk janë pjesë e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve që prej 5-7 vitesh më parë. Dhoma Kombëtare nuk i ka pranuar asnjëherë si pjesë të saj dhe ka iniciuar kërkesat dhe proceduar për “largimin” e tyre nga profesioni për më shumë se 1 herë (2016-2017 dhe 2018-2019)”, thuhet në njoftim.

Raporti për ndjekjen nga Prokuroria dhe referimin e veprave penale lidhur me skemën shtrënguese të kredimarrjes nëpërmjet mashtrimit publik bashkë me propozimet dhe rekomandimet përkatëse i është drejtuar Ministrit të Drejtësisë në 12.2.2020, bashkë me një material të gjerë dokumentar nga një grup pune i iniciuar nga Dhoma Kombëtare, ku u faktua pa asnjë ekuivok krijimi i skemës dhe mashtrimi i qytetarëve nga bashkëpunimi i “Micro Credit Albania”, “ADCA”, “Shp Zig”, “Fs”, “Flash” etj.

Mes rekomandimeve dhe propozimeve të raportit drejtuar ministrit të Drejtësisë së asaj kohe (2020) ishte Dhoma që kërkoi të njoftohej menjëherë Banka e Shqipërisë, që të shqyrtonte menjëherë aktivitetin e Micro Credit Albania (në atë kohë ishte sh.a – jo sh.p.k) për mënyrën se si lidheshin kontratat e kredidhënies nga ky institucion jobankë, për të gjitha rastet e prezantuara në raport dhe për kryerjen e një procesi riverifikimi të procedurës së licencimit të këtij institucioni financiar jobankë.

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve i kërkoi ministrit të asaj kohe nëpërmjet raportit dhe jo vetëm, që të njoftoheshin të gjitha mediat audiovizive për zbulimin e skemës së mashtrimit publik për të ndihmuar qytetarët që mund të kishin rënë pre e aktivitetit kriminal të 5 shoqërive, që në bashkëpunim kishin krijuar një skemë masive mashtrimi, që po preket pak vetëm sot, pas 4.3 vitesh.

 

Skema e mashtrimit ka ende shumë protagonistë të tjerë, thotë Dhoma Kombëtare, të cilët janë aktivë sot, të paprekur, të mirë-organizuar, që po vazhdojnë të krijojnë pasoja publike duke e  dërguar skemën e nisur në vitin 2015, në nivele fundore kriminale.

“Banka e Shqipërisë ka patur dijeni të plotë të zhvillimit të kësaj skeme, mes 5 shoqërive të lidhura me njëra-tjetrën, por nuk ka vepruar duke e mbajtur këtë aktivitet kriminal brenda perimetrit të “mbikëqyrjes” së saj, brenda perimetrit të sigurisë së zhvillimit pa pengesa të këtij aktiviteti dhe brenda perimetrit të përgjegjësisë direkte të saj”, thotë deklarata.

 Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë – Sqarim publik

Ata nuk janë përmbarues!

Sot Prokuroria e Tiranës njoftoi se hetimi i nisur me kallëzimin penal nr.3464, datë 25.02.2020 të Ministrisë së Drejtësisë kundër subjekteve “Micro Credit Albania”, “ADCA”, “Shp Zig”, “Fs”, “Flash” dhe ish përmbaruesve të tyre çoi në 9 kërkesa për marrjen e masave të sigurisë “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” për 9 persona të akuzuar për veprën penale “Skema mashtruese dhe piramidale”.

Brenda lajmit të bujshëm për goditjen e skemës me gjenezë vitin 2015, konkurrojnë dy sentencat: Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar! –  Më mirë vonë se kurrë!

Megjithëse sentenca juridike prevalon mbi atë moralen, sot po përcjellim disa fakte me një sqarim:

–     Ish përmbaruesve Arben Meskuti, Alban Kote, Aldo Daka, Jordisa Dervishi, Alketa Tanushi, u është hequr licensa në vitin 2017.

–     Ish përmbaruesve Kejda Seferi dhe Albert Gega, u është hequr licensa në vitin 2019.

–     Elda Ibro është ortak i vetëm i Micro Credit Albania shpk.

–  Edmond Mato ish ortak i vetëm i Star/Fs nuk ka qënë asnjëherë përmbarues.

–     Shoqëria “ShP ZiG”  shpk me Nuis L02110003A është pezulluar në 18.5.2018. Sot figuron me status “shoqëri në likuidim e sipër” (15.4.2024 – 15.4.2025).

–     Shoqëria “FS” shpk  me Nuis L52006036E figuron me status çregjistruar (7.8.2023).

–     Shoqëria “Flash” shpk me Nuis L61329023E figuron me status çregjistruar (27.6.2022).

–     “ADCA” shpk me Nuis K92012006Q figuron me status pezulluar (24.11.2023).

Operacioni i koduar policor “LIABILITY-3” ka ekzekutuar masa sigurimi për 9 persona, ndërkohë që kallëzimi penal depozituar nga Ministria e Drejtësisë në shkurt 2020, është referuar kundër 21 shtetasve dhe 5 personave juridikë. Nuk ka asnjë kërkesë nga prokuroria për administratorët e shoqërive Micro Credit Albania, Flash, ADCA.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *