Dhoma ku qëndroi Lionel Messi në Katar do kthehet në muze

Universiteti i Katarit ka bërë të ditur se dhoma ku qëndroi ylli i Argjentinës gjatë Kupës së Botës, do të kthehet në një muze të vogël. Logjistika e institucionit të arsimit të lartë u vendos në dispozicionin e kombëtares së Argjentinës.

Universiteti kërkon të përfitojë të ardhura nga fama e Lionel Messi-t, duke zgjedhur një formë të mirë marketingu. Ata kanë publikuar një video ku tregohet kampusi i zbukuruar me blu dhe të bardhë, sallat e tij të mbushura me postera të kampionëve të botës, autografet dhe fanellat e tyre.

Në funksion të ekipit, përveç palestrës së brendshme, ishin vënë edhe tre komplekse sportive që ofronin mundësinë e ushtrimit të sporteve në natyrë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *