Avokati Aranit Roshi ka zbuluar detaje nga dhuna ndaj Princ Lekës dhe kallëzimi penal që ky i fundit ka bërë ndaj ish-bashkëshortes dhe babait të saj. Roshi u shpreh se ngjarja është shënuar ditën e djeshme dhe se deri në ato momente çifti ka pasur konsensus për zgjidhjen me marrëveshje të divorcit.
“Ka pasur komunikime nga ana e vjehrrit të vet që kanë qenë jo etike dhe deri diku të dhunshme, dhunë verbale. Por asnjëherë të këtij graviteti. Duke qenë se ishte duke marrë zgjidhje çështja përmes një marrëveshje, për të mos e acaruar marrëveshjen, është vlerësuar të fokusohemi te zgjidhja e çështjes me marrëveshje. për aq kohë sa palë është Elia. Ata kishin arritur në mirëkuptim për ta zgjidhur çështjen me marrëveshje. Në rastin e djeshëm, veprimeve të dhunshme iu bashkëlidh edhe vetë ish-bashkëshortja, Elia, e cila ishte e përfshirë në dhunën ndaj Princit”, u shpreh Roshi.
Ky i fundit zbuloi gjithashtu se Princ Leka do i kërkojë ish-bashkëshortes që të largohet nga Pallati Mbretëror dhe se do i sigurojë asaj qiranë në një tjetër banesë. Ai theksoi se e gjithë skena e dhunës ndaj Princ Lekës është e filmuar dhe se pamjet i janë dorëzuar Policisë.