Ditën e nesërme rreth orës 12:00 në Gjakovë do të zhvillohet një protestë për rastin e dhunës ndaj së moshuarës në Azilin e të Moshuarve në Pejë nga infermieret.
Protesta organizohet nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98\99 dhe mbahet tek lapidari “Shokët e Lirisë”.
Me anë të një njoftimi Shoqata u kanë bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar atij marshimi.
“Krejt bashkë të premten në ora 12:00 tek lapidari Shokët e Lirisë. Të parandalojmë torturat në Shtëpitë e Pleqeve, t’i gjendemi në krah nënës Minire, nënës së dëshmorit Taulant Nura, i vrarë në Betejën e Çabratit më 7 Maj 1999. Nënat e dëshmorëve janë nënat tona”, thuhet në njoftim.
Skandali në Pejë/ E moshuara e dhunuar nga infermierja është nëna e dëshmorit të UÇK