Dhunë brutale në Greqi, klientit nuk i pëlqeu çmimi i mishit, ja si i kthehet kasapi…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një dyqan mishi në Heraklion të Kretës në Greqi ku një dhunë brutale ka ‘shpërthyer’ mes pronarit dhe një klienti.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme kur një 46 -vjeçar shkoi në një kasaphane në qytet për të blerë mish. Pasi përzgjodhi pjesën që donte, ai shkoi në arkë ku zbuloi se çmimi ishte shumë më i lartë se ai i shkruar në dritaren e ekranit. Ai vetë u ankua tek pronari 39-vjeçar duke thënë në fund se nuk do ta blinte mishin dhe u largua nga dyqani.

Kasapi 39-vjeçar, padyshim i zemëruar, ndoqi 46-vjeçarin dhe e sulmoi atë teksa po hipte në makinë. Kasapi e goditi me grushte në kokë ndërsa I përplaste derën me forcë në këmbën e klientit. Për pasojë 46-vjeçari pësoi frakturë në këmbën e tij. Në të njëjtën kohë, kasapi i shkaktoi shumë dëme materiale në makinë.

46-vjeçari u dërgua në spital ndërsa lajmëroi policinë duke ngritur një padi kundër kasapit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *