Dhuna në familje, mbetet një nga problemet më të mëdha të shoqërisë tonë. Policia e Durrësit ka arrestuar një 41-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Po ashtu nga Policia e Shijakut është arrestuar një 40-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 40 vjeç, banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.