Dy persona banues në Elbasan janë arrestuar ditën e sotme për veprën penale “dhunë në familje”.
Shtetasi i identifikuar si 50-vjeçari me iniciale G.SH. u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj të ëmës, që mesa duhet ishte veprim i përsëritur pasi zonja ishte është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.
Ndërkohë 54-vjeçari me iniciale A.O. u arrestua pasi dhunoi bashkëshorten e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale