Dhjetë shtetas kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 37-vjeçare është arrestuar sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Ndër të tjerë policia ka arrestuar edhe 57-vjeçarin me inicialet I. N. i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare ndaluan shtetasen F. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”. Kjo shtetase dyshohet se i ka konsumuar këto vepra penale gjatë kohës që ka administruar një subjekt privat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me shtetasit H. F. dhe E. F.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:
– I. N., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, u gjet një armë gjahu (çifte), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
– F. M., 56 vjeç, banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasit:
– P. Q., 35 vjeç dhe I. Gj., 55 vjeç, të dy banues në Kavajë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
– A. P., 63 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. G., 36 vjeç, banues në Itali, dhe J. K., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.