Dhunë në qendër të Tiranës/ Qytetari godet gruan që kërkonte lëmoshë. Ndalohet nga njerëzit në rrugë, ndërhyn dhe policia  

Një ngjarje aspak e hijshme dhe e zakonshme, ka ndodhur në një nga rrugët më kryesore dhe më të populluara të kryeqytetit këtë mbrëmje.

Në Rrugën e Kavajës, një kalimtar ka dhunuar një grua pranë xhamisë “Dine Hoxha”.

Dëshmitarët në vendngjarje rrëfyen se një kalimtar i rastit ka dhunuar dhe bërë për spital një grua, e cila kishte dalë bashkë me dy fëmijët e saj të mitur për të lypur.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa kanë ndërhyrë qytetarët e rastit për të ndalur burrin nga veprimi i dhunshëm.

Fill pas kësaj, ata njoftuan policinë dhe ambulancën, e cila transportoi nënën e dy fëmijëve në spital.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga “Balkan Web”, në vendin ku ndodhi incidenti erdhi edhe një autoambulancë dhe një autopatrullë policie.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

/Burimi: BW/ Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *