Dhunimi i 3-vjeçares, fëmijët në protestë: Mos na keqtrajtoni!

Protestës së qytetarëve ditën e sotme i janë bashkuar edhe fëmijë të vegjël në kopështin Stinët. Protesta ka ardhur, pasi një prej edokatoreve të këtij kupështi ka dhunuar një vogëlushe të vogël deri në pikën ku i ka thyer asaj këmbën.

“Vij të mësoj dhe argëtohem, jo të dhunohem!”, “Mos më dhuno, unë jam i vogël”, “Dhuna nuk ka justifikimi”, janë disa nga pankartat që fëmijët e vegjël mbajnë në duar.

Mamaja e fëmijës pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna. Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre. Pavarësisht bujës mediatike, ende nuk është marrë asnjë masë për edukatoren dhe për veprimtarinë e kopshtit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *