Dhunimi i 6-vjeçares në Kamëz/E mitura ka plagë në organet gjenitale, dyshohet për…

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë ë ndodhur ditën e djeshme në Kamëz ku Raimond Kunoraj, kishte abuzuar me të bijën 6-vjeçare.

Janë ngritur dyshimet që babai mund të ketë abuzuar edhe seksualisht me të bijën. Faxneës bën me dije se e mitura pas dhunimit është dërguar në spitalin e Kamzës, e më pas te Trauma në Tiranë, pas vlerësimit të mjekëve se kishte nevojë për ndihmë më të specializuar. Ajo mbërriti në spital në gjendje të pavetëdijshme, me pësime të herëpashershme të gjendjes së të fiktit dhe me hemoragji të brendshme.

6-vjeçarja ka treguar se i ati e ka goditur dhe kafshuar. “Ai më godiste gjithandej!, Më ka kafshuar në trup”.

Mjekët kanë zbuluar se e mitura kishte fraktura dhe plagë edhe në organet gjenitale. Për rast abuzimi seksual kanë nisur dhe hetimet. Babai i vajzës me origjinë nga Malësia e Madhe, jeton me qera me familjen në Kamëz ndërsa së fundmi ka punuar si lavazhier.

E ëma e vajzës së dhunuar i ka dalë në mbrojtje të shoqit, duke akuzuar policët se duan të arrestojnë.

 “Ju doni të ma arrestoni bashkëshortin”

Më tej, nëna e së miturës është shprehur se vajza e saj nuk ka asgjë e se nuk ka pse flet më për këtë temë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *