Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar se avokati që u dhunua sot në Sarandë, Marjel Mejdi është aktivist i PD-së.
Në një postim në Facebook, Ina Zhupa ngre alarmin që askush nuk është më i sigurtë në Shqipëri, duke shtuar se Mejdi, i cili është një qytetar model, është goditur barabarisht.
Më tej ajo vazhdon me akuzat ndaj qeverisë, duke thënë se vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Zhupa ka një thirrje për policinë, të cilës i kërkon që të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar.
Postimi:
Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt.
Në mes të ditës, në mes të qytetit turistik të Sarandës, Marjel Mejdi, aktivist i PD, qytetar model nga fisi Mejdi eshte goditur barbarisht nga persona te panjohur.
I bëj thirrje autoriteteve policore të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar.
Vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Qeveria sic po dëshmohet gjithnjë e me shumë është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij. Drejtesia është në duart e më të fortit, me të pasurit e më te pushtetshmit.
Qytetari është viktima e regjimit Rama- Doshi!