Dhunimi i të miturës në çerdhe, pezullohen 3 policë!

Tre zyrtarë të Policisë së Tiranës janë pezulluar dhe po hetohen për shkelje të rëndë disiplinore për rastin e dhunës ndaj fëmijës në një kopsht në kryeqytet nga edukatorja.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili ka marrë vendimin pasi pamjet e dhunës janë publikuar një natë më parë në emisionin investigativ “STOP”.

Sipas njoftimit, Komisar R. D., me detyrë zv/shef i Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë; Nënkomisar Y. Ç., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1 dhe Nënkomisar E. B., me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1. nuk kanë kryer hetime të plota në lidhje me këtë ngjarje, pasi nuk ishte bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *