Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një 52-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga ballkoni i banesës ku jetonte.
Viktima është Fatbardha Likrama, nënë e tre fëmijëve, e cila më parë kishte denoncuar në polici për konflikte të dhunshme në familje nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme policia ka qenë në banesën e viktimës, por ajo ishte larguar te motra e saj.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 04.05.2022, rreth orës 13:00, në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, është hedhur nga kati i tretë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja F. L., 52 vjeçe.
Nga verifikimet e para rezulton se kjo shtetase vuante nga depresioni.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Priza.al