Dhunohet 30-vjeçari në Tiranë, denoncon i gjakosur në polici: Ishin 10 persona të armatosur.

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë rreth orës 20:00 ku një djalë 30-vjeçështë paraqitur i gjakosur në komisariat ku bëri denoncimin

Ai është rrëfyer para efektivëve të policisë se është dhunuar në vendin e punës, një biznes që ndodhet në Tiranë në pronësi të bashkëshortit të motrës së tij. Ai ka treguar se disa persona të armatosur e kanë futur në një makinë dhe e kanë goditur.

“Nuk e di si kam shpëtuar prej tyre. Ishin diku te 10 persona, prej tyre kishte të armatosur. Janë nga zona e Mamurrasit. Erdhën me makina me xhama të errët. Njëri më drejtoi armën. Pastaj më goditi duke më shkaktuar plagë me qytën e saj në kokë. Nuk dija ç’të bëja. U ndjeva në rrezik”.

Pas denoncimit në komisariat i riu i është drejtuar Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave që ka denoncuar 30-vjeçari dhe vënien e tyre para drejtësisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *