Dhunohet arbitri në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, shkak u bë…

Futbolli në vend po bëhet gjithnjë e më shpesh objekt i lajmeve me dhunë apo episode të pakëndshme. Pas Kategorisë së Parë dhuna u shfaq edhe në Kategorinë e Dytë.

Arbitri Anxhi Lushi, në minutën e 52 të ndeshjes mes Gramshit dhe Valbonës ka akorduar një penallti për ekipin mik, por që nuk është pranuar nga vendasit.

Pas protestës së ashpër të disa lojtarëve nga pankina janë afruar disa persona të tjerë, që nuk dihet nëse janë pjestarë të klubit të Gramshit apo jo, por që e kanë goditur me grushte arbitrin.

Për pasojë Lushi ka ndërprerë sfidën që edhe njëherë tregoi se dhuna është e pranishme në një nivel shqetësues në futbollin shqiptar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *