Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prishtinë ku 7 djem kishin rrëmbyer e dhunuar një të mitur dhe e kishin futur në bagazhin e makinës.
Sipas mediave të Kosovës, është arrestuar një i ri i cili ka dhunuar 15-vjeçaren në një hotel dhe më pas e ka futur në bagazhin e makinës ku ishin edhe 6 persona të tjerë.
Sipas njoftimeve të policisë, 7 personat janë shoqëruar brenda automjetit ndërsa 15-vjeçarja ka deklaruar para hetuesve se ka kryer marrëdhënie intime me njërin prej tyre.