Një ngjarje e rëndë është regjistruar në QSUT, ku një pacient ka qëlluar me grusht mjekun Arianit Gogo.
Mësohet se pacienti i identifikuar si Avjerino Vjeroi ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike dhe ka goditur mjekun.
Menjëherë kanë ndërhyrë mjekët e tjerë të Urgjencës për të normalizuar situatën, e ndërsa raportohet se 28 vjeçari u dërgua për trajtim në spitalin psikiatrik Nr.5 Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet e çuan autorin të dhunojë mjekun.
Materialet janë referuar në prokurori për plagosje e lehtë me dashje.