Pjerin Çuku, drejtor i Postës në qytetin e Lezhës, u sulmua ditën e djeshme nga dy të rinj, të cilën e goditën disa herë me grushta. 42-vjeçari, pësoi fraktura në kokë dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.
I pyetur nga grupi hetimor lidhur me këtë ngjarje, Çuku është shprehur se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë kryer. “Nuk kam konflikte, por mendoj se kjo ngjarje mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës dhe për arsye që lidhen me politikën”– është shprehur 42-vjeçari.
Nga ana tjetër, policia nuk e përjashton mundësinë që ngjarja të ketë ndodhur për çështje personale, që nuk kanë lidhje me funksionin e Çukut.