I është zbuluar identiteti 26-vjeçari që dyshohet të ketë përdhunuar një vajzë 11 vjeçare në Dragodan me katër persona tjerë.
Ekrem Rexhepi thuhet të jetë njëri nga autorët.
Rexhepi tashmë është në paraburgim së bashku me një vëlla të tij të mitur, me masën që i është shqiptuar sot gjatë ditës nga Gjykata pas kërkesës së Prokurorisë Themelore.
I dyshuari për aktin që ka tronditur vendin del se ka qenë aktiv në rrjetet sociale të Internetit, më saktësisht në platformën TikTok.
Në këtë rrjet social, ai ka postuar një video me makinën e tij, me të cilin në dosjen e Prokurorisë pretendohet të ketë kryer aktin.
Në një nga këto video, ai xhirohej nga dikush duke dalë nga rruga e një mali të panjohur pikërisht me makinën e tij, e përmendur dhe nga Prokuroria Themelore.