Kledi Sulollari 28-vjeçari shqiptar është lënë në burg nga gjykata e Athinës pas akuzave për dhunimin e një 20-vjeçareje greke pasi nuk pranoi të kryente marrëdhënie me të.
Mediat vendase shkruajnë se , me kërkesë të prokurorisë dhe hetuesisë Sulollari është lënë në burg deri në përfundim të hetimeve dhe në caktimin e seancës së gjyqit ndaj tij.
Përveç dëshmisë së të dhunuarës dhe fqinjit që arriti ta shpëtonte atë, ndaj 28-vjeçarit kanë dalë akuza dhe nga një person i dytë i cili dëshmoi se ai për rreth dy orë ka tentuar të hyjë në dhomën e saj të gjumit ndërkohë që masturbohej teksa e shihte atë. Pikërisht nga kjo ngjarje janë publikuar dhe pamjet e momentit kur shqiptari kryente aktin e turpshëm në publik
“Ai bënte lëvizje të turpshme… Po të hynte, çfarë do të ndodhte? Unë isha brenda katër mureve. i po përpiqej të hynte. Nuk kuptova asgjë, isha në gjumë. Në kohën kur erdhi i dashuri im, atë herë ai e pa atë. U përpoq për dy orë të futej brenda”!” – deklaroi vajza.
Shqiptari i cili ka marrë dhe nofkën ‘Dragoi i Pireut’, u kap në afërsi të sheshit 25 Mars në Nice, pasi sulmoi dhe tentoi të përdhunonte një të re, e cila po kthehej në shtëpi. Kur ajo rezistoi, 28-vjeçari filloi ta godiste me grusht në fytyrë dhe trup. Një banor dëgjoi thirrjet e vajzës për ndihmë dhe njoftoi policinë. Efektivët në vendngjarje dhe identifikuan autorin rreth një kilometër nga vendi i sulmit, i cili përputhej me përshkrimin e vajzës.