Policia e Vlorës ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi ky i fundit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 33-vjeçar, duke e dëmtuar.
Po ashtu një 26-vjeçar është proceduar penalisht, pasi ka dhënë deklarim të rremë për këtë ngjarje.
Njoftimi i plotë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 25 vjeç, banues në lagjen “Bashkimi”, pasi gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. J., 33 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 26 vjeç, pasi ka dhënë deklarim të rremë për këtë ngjarje.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.