Dhuna në familje vijon të mbetet një nga problemet kryesore të shoqërisë tonë. Policia e Korçës ka arrestuar një person, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Ai do të akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve te Komisariatit të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. L., banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.