Dhunoi barbarisht djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses, merret vendimi për Alfred Kazanxhin

Dënohet me 12 vjet burg 36-vjeçari Alfred Kazanxhi, i cili akuzohet se ka dhunuar barbarisht djalin 3-vjeçar të bashkëjetueses së tij. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Tiranës, e cila njofton se, nga ky dënim, Kazanxhi do të kryejë vetëm 8 vite, pasi sipas nenit 406 të Kodit Penal përfiton ulje të 1/3 të dënimit.

Sipas vendimit të gjyqarit të çështjes, 36-vjeçari do ti vuajë vitet e tij të dënimit në një burg të sigurisë së zakonshme.

Dhunimi i 3-vjeçarit u denoncua halla e të voglit ku ajo akuzonte nënën e tij (ish-gruan e të vëllait) se kishte dhunuar djalin bashkë me partnerin e saj aktual.

Njoftimi i Gjykatës:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur A.K , i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Keqtrajtim i të miturit”, e parashikuar nga neni 124/b/3 i K.Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 897 datë 06.04.2021 ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit A.K për kryerjen e veprës penale të “Keqtrajtim i të miturit”, e parashikuar nga neni 124/b/3 i K.Penal dhe në bazë të këtij neni, dënimin e të pandehurit me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri A.K dënohet me 8 (tetë) vjet burgim.

-Vuajta e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e ndalimit te tij, të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

-Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke ndryshuar cilësimin juridik të veprës nga “Keqtrajtim i të miturit” në atë të “Braktisje e të miturit”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Ilir Toska dhe anëtar znj. Valdete Hoxha dhe znj.Elbana Lluri, me vendimin nr.7 datë 17.01.2022 vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 897 datë 06.04.2021, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, 17.01.2022 / Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median, Jonida Capo”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Tiranës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *