Dhunoi bashkëjetuesen dhe djalin e saj, arrestohet 49-vjeçarit në Gjirokastër

Një 49-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi dhunoi bashkëjetuesen dhe djalin e saj.

Shtetasi me iniciale K. R., akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses dhe djalit të saj, vihet në pranga 49-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në banesën e tij, në lagjen “Punëtori”, Gjirokastër, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe ndaj djalit të saj të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit K. R. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *