Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Shtetasi me iniciale E. Sh., akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. Sh., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.