Një 38-vjeçar ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar me armë kunatën e tij. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Maliq, teksa shtetasi me inicialet I.D. është vënë në pranga ditën e sotme. Blutë bëjnë me dije se për të dhunuarën është lëshuar udhër mbrojtjeje. 38-vjeçari dispononte leje për armën e gjahut me të cilën kanosi kunatën e tij. Shkaqet e kësaj ngjarjeje nuk bëhen të ditura.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 38 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, më datë 26.12.2022, në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu (që e posedonte me leje), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndaj kunatës së shtetasit I. D. u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme”