Qytetarët serbë kanë protestuar sërish këtë të hënë në veri të Mitrovicës kundër arrestimit të Millun Millenkoviç-Llune dhe të tjerëve.
Ata kanë marshuar këmbë nga përmendorja e “Car Llazarit” në veri të Mitrovicës, deri në Zveçan, ndërsa kanë mbajtur flamuj serb, pankarta, si dhe fotografi të Millenkoviçit ku shkruan “Nuk është fajtor”.
Protesta po zhvillohet e qetë deri tani dhe nuk ka ndonjë incident.
Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë stacionuar nëpër disa lokacione përgjatë rrugës Mitrovicë-Zveçan dhe po e vëzhgojnë situatën nga afër.