Dhunoi gruan dhe u largua nga banesa, arrestohet 42-vjeçari në Berat

Një 42-vjeçar është arrestuar në Berat, pasi ka dhunuar fizikisht bashkëshorten dhe është largua nga banesa.

Shtetasi me iniciale G. M., akuzohet për thyerje të masës së sigurisë Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe u largua nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, vihet në pranga autori, i cili kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., banues në Berat, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas është larguar nga banesa, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Pas lokalizimit të tij, në momentin e shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *