Një 36-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka dhunuar bashkëshorten.
Shtetasi me iniciale B.S., akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.