Dan Hutra autori i masakrës së Paskuqanit, është arrestuar në vitin 2022 për dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij. Ai ka mohuar akuzat. Por, gjatë shqyrtimit të të dhënave rezulton se ai kishte deklaruar se rezultonte që gruaja e tij ishte shtatzënë 45 ditëshe, ndërkohë që kishte vetëm 28 ditë që ndante shtratin me të.
“Nga OPGJ është pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi Dan Hutra, i cili ka deklaruar se nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë fizike apo psikologjike ndaj shtetases Elena Hysa. Sipas tij ata kanë 28 (njëzet e tetë) ditë që kanë ndarë shtratin dhe sipas analizave, ecos rezulton se fëmija është 45 (dyzet e pesë) ditësh. Kjo është arsyeja që ajo është larguar nga banesa, pasi i ka kërkuar kohë për të njohur atësinë e fëmijës pas disa analizave të tjera, për qartësimin e situatës”-thuhet në dosjen e publikuar.