Një 26-vjeçar u arrestua pasi ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Dibrës.
23-vjeçari me iniciale E.K., (T) në vitin 2023 në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë së bashku me disa persona të tjerë kanë goditur për motive të dobëta personin me iniciale E.L.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.