Një 35-vjeçar është arrestuar në Cërrik, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. A., 35 vjeç, banues në Cërrik. Ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.