Një 38-vjeçar me inicialet N. Xh., është arrestuar nga policia pasi akuzohet për dhunë në familje.
Uniformat blu bëjnë me dije se 38-vjeçari ka dhunuar xhaxhin e tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.