Në fshatin Qerret i Ri, në Lushnje një person është arrestuar pasi ka dhunuar kunatën e tij 62-vjeçare.
Sipas informacionit të policisë ngjarja ka ndodhur në banesën e qytetari me iniciale M. H dhe shkaku mendohet të jetë për motive të dobëta. Ai ka dhunuar me sende të forta 62-vjeçaren J. H., e cila tani ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., banues në fshatin Qerret i Ri, Lushnjë, pasi në banesën e tij, ka dhunuar fizikisht për motive të dobëta, me sende të forta, kunatën e tij, shtetasen J. H., 62 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.